Kate Upton reklamon kufjet me bikini

28/08/2012 16:50

Mbase reklama është për kufjet, por vështirë se sytë e meshkujve do të përqendrohen në objektin të cilit po i bëhet publicitet në këtë set fotografik.

Arsyeja është se modelja Kate Upton është paksa e zhveshur dhe kufjet që mban në vesh kanë dalë krejtësisht “jashtë loje”.

Modelja 20-vjeçare, e cila u bë e famshme me pozat në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated’, është një nga më të pëlqyerat për publikun mashkullor dhe mbase jo zgjedhja e duhur për reklamimin e këtyre kufjeve.

Në një intervistë kohët e fundit për revistën ‘Style’, ajo ka treguar se në fillim të karrierës specialistët e kanë cilësuar si të shëndoshë.

“Nuk më pranonin fillimisht, por kurrë nuk vendosa që të mos haja sepse nëse unë nuk ushqehem nuk jam e lumtur”, theksoi Upton.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA