Heidi Klum, foto “të nxehta” nga Italia

28/08/2012 18:35

Heidi Klum ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm me anë të një fotoje të postuar në rrjetin shoqëror Twitter.

Modelja gjermane shkroi në mesazhin shoqërues të fotografisë: “Një tjetër ditë e bukur në Sardenjë.”

Disa ditë më parë, 39-vjeçarja kishte postuar një tjetër foto që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetin shoqëror.

Duket se Heidi ka gjetur qetësinë pas divorcit nga këngëtari Seal. Në janar çifti njoftoi ndarjen pas shtatë vitesh martesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA