Gjysmënudo për të qenë si meshkujt

28/08/2012 17:15

Gratë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në rrugë gjysmënudo ditën e martë, në ditën kombëtare të “top-less”, e përdorur për të kërkuar të drejta të barabarta midis dy gjinive.

Disa qindra vajza dhe gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut të veshura vetëm me pantallona të shkurtëra dhe asgjë tjetër.

Në pjesë të tjera të vendit, perfshire Boston, Los Anxhelos, Dallas, Feniks dhe disa qytete te tjera kryesore, marshimet u shoqëruan me banderola dhe parrulla pro të drejtave të barabarta.

Sipas manifestuese, është e padrejtë që në vendin që e paraqet veten si lider botëror për të drejtat e njeriut, meshkujt mund të ecin të lirë me kraharorin zbuluar në parqe dhe plazhe, ndërsa femrat nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA