Një çift britanikësh u befasuan me një surprizë të papritur gjatë ceremonisë së tyre martesore, në një hotel të Mançesterit.
Ndërsa të sapomartuarit po pozonin në hollin ku kishte organizuar një kokteil, papritmas festës iu bashkua personazhi më i veçantë i hotelit, Usain Bolt.
Fitues i medaljes së artë në 100 metra, 200 metra dhe 4×100 metra në dy Lojrat e fundit Olimpike, xhamajkani ndodhet në Britani për të negociuar disa kontrata biznesi.
Midis takimeve të veçanta të 26-vjeçarit në Mançester përfshihej edhe ai me trajnerin e United, Sir Alex Ferguson.
Ndërkohë, për të sapomartuarit, vizita e papritur e Bolt ishte një emocion më vete, ndonëse dhëndri me humor u shpreh që “shpresoj që martesa jonë të zgjasë shumë më tepër se sprintet e tij”.
Top Channel