Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Artiku ka humbur më shumë akull gjatë këtij viti që prej nisjes së fotografimeve të para satelitore, në vitin 1979, raportoi të martën “NASA”.
Megjithatë, ekspertët e ndryshimeve klimaterike u shprehën të pasigurt nëse “avullimi i akullit” lidhet me ngrohjen globale apo me ndryshimet ciklike të temperaturave dhe klimës.
Sikur të mos mjaftonte kjo situatë alarmuese, ndërsa akulli arrin pikën e tij më të ulët në shtator dhe pas këtij muaji nis të riformohet, këtë vit pritet që kjo të ndodhë me disa javë vonesë.
Sipas NASA-s, sipërfaqja aktuale e akullit të Artikut është prej vetëm 4,1 milionë kilometra katrorë, në krahasim me 4,2 milionë që arriti minimumi në 18 shtator 2007.
Me rritjen e temperaturave globale, sipërfaqja dhe trashësia e akullit në Artik dhe Antarktidë ka shënuar një rënie të vazhdueshme.
Fotografitë tregojnë se ritmet e reduktimit të akullit janë prej 13% në një dekadë, çka rrit gjithmonë e më shumë rrezikun e përmbytjeve si pasojë e rritjes së nivelit të deteve.

Top Channel