Uruganët dobësohen duke “i lagur” me ujë

27/08/2012 16:40

Si një prej forcave më te tmerrshme të natyrës, uraganët janë në gjendje të shkatërrojnë qytete dhe të marrin jetë të pafundme njerëzish kur godasin tokën.

Kombinimi i erarave të fuqishme, dallgëve të larta të detit dhe sendeve të forta që përfshihen nga vorbullat lëvizëze shkaktojnë çdo vit qindra ose miliarda euro dëme, kryesisht në rajone të ndryshme të Amerikës së Veriut, asaj Qendrore dhe Azisë.

Megjithatë, kërkuesit e Universitetit të Lidsit në Britani, kanë arritur në përfundimin se ky “përbindësh” i natyrës mund të ndalohet me një spruco të thjeshtë uji deti.

”Uraganët krijohen si rrjedhojë e energjisë që nxehtësia lëshon në kontaktin me ujrat e oqeanit”, shpjegoi doktori Alan Gadian. “Por, testimet tona të deritanishme tregojnë se rritja e reflektimit të reve të uraganit nga drita e diellit mund të reduktojë ndjeshëm forcën e tij. Uji është një prej lëndëve më të mira që reflekton dritën në Tokë”.

Sipas profesorëve, përdorimi i avionëve të telekomanduar për të lëshuar sasi të ndryshme uji mbi retë e ngarkuara me stuhi gjatë formimit të uraganëve, do të ishte i dobishëm për të reduktuar ndjeshëm forcën e stuhive.

Gjithashtu, rritja e reflektimit të dritës së diellit, do të bënte që mbi ujrat e oqeaneve të përplaset më pak nxehtësi, duke reduktuar formimin e uraganëve që në zanafillë.

Megjithatë, për momentin, doktor Gadian pranoi se idetë e prezantuara nga grupi i tij i punës mbeten “futuriste” dhe “ende abstrakte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA