Togo, grevë seksuale kundër presidentit

27/08/2012 15:50

Gratë në Togo shpallën një grevë një-javore seksuale, që nis të hënën, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit.

Kjo grevë e veçantë u kërkua nga koalicioni opozitar “Të Shpëtojmë Togon”, i cili bashkon nëntë grupe të shoqërisë civile dhe shtatë parti apo lëvizje opozitare.

Liderja e opozitës, Isabelle Amagenvi, deklaroi se “seksi mund të përdoret si një armë lufte për të sjellë ndryshime politike”.

Koalicioni kërkoi që presidenti Faure Gnassingbe, familja e të cilit ka mbajtur pushtetin për disa dekada, të largohet nga skena politike e vendit të varfër të Afrikës Perëndimore.

”Ne kemi shumë mënyrë për të detyruar meshkujt që të kuptojnë se çfarë gratë dëshirojnë në Togo. Nëse meshkujt refuzojnë të dëgjojnë thirrjet tona, atëherë manifestimi ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i fuqishëm”, shtoi Amagenvi.

Fushata e veçantë e grave togoleze është frymëzuar nga një manifestim i njëjtë në Liberi në vitin 2003, kur gratë përdorën abstinencën seksuale për të kërkuar paqe në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA