Perry, në “Disneyland” pas braktisjes nga i dashuri

27/08/2012 17:55

“Disneyland” mund të jetë një prej vendeve më të përshtatshëm për t’u argëtuar, gjithashtu dhe vendi ideal për të kaluar kohën kur njeriu të cilin frekuenton vendos të ndahet prej teje.

27-vjeçarja Katy Perry, zgjodhi pikërisht këtë park argëtimi ditën e shtunë, pak pasi i dashuri i saj John Mayer i komunikoi se dëshironte të përfundonte lidhjen e tyre të shkurtër.

I njohur me lidhjet e tij me disa prej femrave më të njohura të spektaklit, përfshi Jennifer Anniston, Jessica Simpson apo Minka Kelly, Mayer la këngëtaren këtë fundjavë me argumentin se lidhje me të e kishte bërë të dilte nga vetvetja dhe se nuk ndihej më mirë me këtë situatë.

Burime pranë të dyve nuk konfirmuan nëse të paktën Meyer dhe Perry do të mbeten shokë.

27-vjeçarja, e cila në muajin dhjetor 2011 u divorcua nga aktori Russell Brand, atëherë vendosi të kalonte zhgënjimin me disa ditë pushime në det.

Tashmë, argëtimi me lojrat duket një tjetër mënyrë e duhur për të hedhur pas zhgënjimin e saj të radhës me meshkujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA