
Të premten në Los Anxheles u zhvillua ceremonia e lamtumirës së regjisorit të famshëm hollivudian, Tony Scot, i cili me shumë gjasa mori me vete edhe misterin e vetvrasjes.
Autoritetet amerikane në të njëjtën ditë dolën në përfundimin se në letrën e lënë pas nga regjisori, nuk mund të përcaktohet “përse-ja” e aktit të tij. Në shënim e lënë prej Scot para vetvrasjes, nuk përmendet asnjë problem shëndetësor, thonë hetuesit amerikanë.
Tony Scot i dha fund jetës së tij në moshën 68-vjeçare duke u hedhur nga një urë në qytetin e Los Anxhelesit.Autori i “Top Gun” dhe vëllai i fituesit të çmimit Oscar, Ridley Scot u pa nga dëshmitarë okularë të ngjitej në një pjesë të lartë të urës Los Anxheles Harbor dhe u hodh në ujë nga një lartësi prej 200 metrash.
Me përhapjen e lajmit për vdekjen e tij, në mediat amerikane qarkulluan hipotezat e para që e shtynë atë drejt aktit. Njëra prej tyre ishte edhe kanceri në tru dhe problemet mendore, por që të dyja këto u hodhën poshtë nga mjeko-ligjorët pas kryerjes së autopsisë.
Top Channel