Ishujt privatë dalin jashtë mode

27/08/2012 17:10

Me plazhet personale me rërë, ujrat e kristaltë dhe vetminë e pacënueshme, ishujt privatë janë një prej vizioneve më idealë të parajsës tokësore.

Megjithatë, të paktën 600 ishuj privatë, me vlerë deri 100 milionë dollarë dhe pronë e disa prej njerëzve më të njohur të botës kanë dalë në shitje, teksa moda e tyre duket se po vanitet.

Në total, ekzistojnë rreth 12 mijë ishuj privatë në të gjithë botën, por shumë prej pronarëve, të goditur nga kriza dhe vështirësitë e administrimit të një toke “të harruar”, tashmë nuk janë entuzistë më për pronat e tyre të rralla.

I fundit që shiti shtëpinë e tij luksoze në një “shkëmb” në mes të detit në Bahamas, ishte aktori hollivudian Nicolas Cage.

Parajsa e tij në “Leaf Cay” u shndërrua shpejt në një stres më vete dhe Cage pranoi ta shiste nën koston e tre milionë dollarëve që e bleu.

Arsyet e kësaj mode anti-ishuj duket gjithmonë e më evidente. Nevoja për të pasur gjithmonë një motoskaf ose mjet tjetër ujor, largësia me qendrat shëndetësore, në shumë raste mungesa e dritave apo ujit të pijshëm, pa llogaritur mbeturinat që vetë deti nxjerr në brigjet e ishujve, e bën jetën si një “Robinson Cruso” një sfidë më vete.

Këngëtarja Celine Dion është aktualisht duke u përpjekur gjithashtu të shesë kështjellën e saj me vlerë 30 milionë dollarëshe në një ishull kanadez në pronësinë e saj.

 

Në të njëjtat përpjekje janë edhe Johnny Deep e Vanessa Paradis, ashtu si miliarderi i “Microsoft”, Paul Allen, që provoi se nuk mund të jetonte shumë gjatë i veçuar nga njerëzimi, pavarësisht se ishulli që bleu për 13 milionë dollarë në vitin 1992 kishte një hapësirë prej rreth 20 hektarësh dhe ishte i pajisur me një pistë për avionë të vegjël dhe port privat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA