Padroni i Formula 1, Bernie Ecclestone thotë “po” për herë të tretë dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë në mënyrën më sekretë të mundshme.
Lajmi publikohet fillimisht nga tabloidët britanikë të cilët thonë se 81-vjeçari lidhi kurorë për herë të tretë me ish-modelen braziliane, Fabiana Flosi, 46 vite më e rë se ai. The Sun shkruan se ceremonia martesore u mbajt në kompleksin luksoz të Gstaad në Zvicër dhe në të nuk morën pjesë dy vajzat e Ecclestone, Tamara dhe Petra.
E para kishte njoftuar me kohë mungesën e saj me argumentin se e bënte për respekt të nënës së saj, modeles kroate, Slavica Radic, nga e cila Ecclestone u divorcua në 2009-n, në të njëjtin vit kur lindi “dashuria” me modelen brazialiane Flosi. Pas 3 viteve njohje, në prill cifti njoftoi fejesën me ç’rast Ecclestone i dhuron partneres së tij një orë me vlerë 130 mijë euro dhe planin për kurorëzim në martesë.
Top Channel