
Është hapur të dielën në mbrëmje në qytetin e Durrësit edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.
Eventi organizohet nga bashkia e qytetit të Durrësit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Ceremonia e hapjes është zhvilluar në teatrin Aleksandër Moisiu dhe Mirush Kabashi në cilësinë edhe të kryetarit të jurisë së këtij festivali ka ngritur siparin.
“Ky edicion jubilar sjell edhe këtë vit personalitete të shquara të kinemasë botërore, ashtu si në edicionet e shkuara ku spektatori ndoqi me interesim kineastë të mëdhenj të kinematografisë botërore, si Stanley Kubrick, Christoph Zanussi, Bill Wilder, Coppola, Frederico Felini etj”, tha në fjalën e rastit, aktori Timo Flloko.
Filmi i parë i shfaqur është ai i regjisorit të famshëm francez Christophe Honoré. Ceremonia e hapjes, ashtu si edhe të gjitha shfaqjet dhe eventet e tjera të Festivalit do të jenë me hyrje të lirë.
Top Channel