Samsung humb gjyqin ndaj Apple
25/08/2012 02:50
Samsung do duhet t’i paguajë 1 miliardë dollarë dëmshpërblim Apple-it. Kështu ka vendosur një gjykatë amerikane që ka qenë e ngarkuar me procesin gjyqësor mes dy gjigandëve të teknologjisë botërore.
Sipas mediave amerikane, Apple akuzonte Samsung-un se kishte kopjuar dizajnin e iPhone dhe iPad dhe kërkonte 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblim. Samsung, nga ana e tij, akuzonte Apple për “kopje” dhe kërkonte 442 milionë dollarë dëmshpërblim.
Pritet apelimi i këtij vendimi nga Samsung.
Apple dhe Samsung janë prodhues të më shumë se gjysmës së tablet-ave dhe smartphone-ve në të gjithë botën.
Top Channel