“Poke”: Lil Amok, kampioni shqiptar i “break-dance”

25/08/2012 16:20

Personazhi i përzgjedhur këtë javë për t’I intervistuar në emisionin e së shtunës “Poke”, drejtuar nga Albana Osmani, është një djale i ri, i cili njihet pak, për të mos thënë aspak në territorin e Shqipërisë.

Ne Kosove njihet mjaft mire, por me teper njihet ne rangun nderkombetar. Ai quhet Lil Amok me emrin e tij te artit, nderkohe qe emri i tij i vertete eshte Adnand. Ai eshte kampioni i Gjermanise ne ‘breakdance style’. Eshte vetem 21 vjec. Prej 19 vitesh ai jeton ne Gjermani. Megjithate, ruan gjuhen dhe zakonet shqipe. Ai ka lindur ne Kosove dhe sot te gjithe e njohin me emrin e artit Lil Amok. Edhe pse ne nje moshe fare te re , ai njihet si nje prej kercimtareve me te famshem te levizjeve ne skenat boterore. Gjithashtu ai njihet si kercimtar i rrymave moderne dhe teatro. Ai ka arritur piket maksimale ne cdo kompeticion. Ai pershkruhet si mjeshtri i levizjeve akrobatike, madje levizjet e tij jane klasifikuar si percim energjish psikologjike.E gjithe karriera e tij bazohet ne forcen e jashtezakonshem te ekuilibrit te trupit te tij dhe kreativitetit te madh. ai eshte i rpeferuari i David Ghuetta, Kelly Roland. Ne turet e tyre ai do te jete gjithmon e prezent.

Ne moshen 8-vjecare ka nisur karrieren e tij , ndersa tani ai njihet ne karrieren nderkombetare. Cmimet e shumta te fituara dhe i ftuar si anetar jurie ne eventet me karakter breakdance, tashme e dallojne kete artist. Me pjesemarrjen e tij ne ‘Supertalent’ në Gjermani, se bashku me grupin e tij kane arritur te jene ne finale e ketij show.

Albana Osmani: Ne në Shqiperi nuk kemi degjuar per ty . Une te kam njohur permes nje site gjerman rastesisht. Te kontaktova ne Twitter, menjehere ne komunikuam dhe sot u bere pjese e programit tone. Doja te dija pak me shume rreth teje, fillesat e tua , pse zgjodhe kete profesion dhe si vazhdon me tej karriera jote?

Lil Amok: Si fillim kenaqesha kur i shihja ne televizionet. Fillimisht ka qenë im atë dhe ai më ka shtyrë. Prej 13 vitesh me vullnet e lezet kam vallezuar.

Albana Osmani: Adnand, ne kemi disa djem qe aktivizohen ne breakdance, freestyle, ne kete menyre te te kercyeri dhe madje na kane perfaqesuar mire ne konkurse nderkombetare, Ballkan dhe Europe. Megjithate, jo ne kalibrin mbarekombetar sikurse je ti , madje je dhe kampion i gjermanise ne kete lloj kercimi. A ke menduar te vizitosh Shqiperine?

Lil Amok: Kam qene sivjet ne Sarande. Saranda eshte shume bukur dhe nuk eshte larg prej Kosoves, as 4 ore s’kemi udhetuar. Njerezit jane te paqte. Kam ndenjur me shoke dhe jam kenaqur.

Albana Osmani:
Edhe pse ke vite jashte Shqiperise, me artikulimin e shqipes je shume mire. Karriera jote si ka nisur dhe  si ke arritur ne ‘talentshown’ e famshem gjerman ku je kualifikuar ne mbremjet finale dhe me pas sot e kesaj dite ti behesh pjese e skenave gjigande muzikore te emrave te njohur te muzikes nderkombetare. Dua te di pak me shume rreth teje.

Lil Amok:
E kam nisur prej 8 vjec. 9 vjec kam fituar konkursin e pare “junior” te femijeve. Me grupin kemi pasur shume sukses. Me grupin “Terobanc” kemi fituar shume gara. Na kane thirrur ne France e gjithe Europen. Ne France ne 2008 kemi futar nje gare, kemi dhene kurse ne Gjermani, kemi kercyer neper evente e neper gare. Para 2-3 vjetesh kemi nisur edhe me teater dhe kështu po shëtisim botën.

Albana Osmani: Ne cilat kryeqytete boterore keni shkuar me kete teater? Ku performoni ju me grupin tuaj?

Lil Amok: Kemi qenë ne Rusi, Spanje, France, Itali… etj.

Albana Osmani: Adnand, preferoj te te therras ne emer… A ke degjuar per Shqiperine, per kete lloj kercimi, breakdance? A ke kontakte me kercimtaret ketu?

Lil Amok:
I shoh ne videoklipe dhe jane mire. Prej Kosoves kam pare shume dhe jane shume te mire.

Albana Osmani:
Te falenderoj shume per kete lidhje dhe nje prezantim fillestar per Shqiperine ke pasur mundesine ta kesh nepermjet ketij programi televiziv ne Top Channel.

Je nje djale i ri dhe je vetem 21 vjec dhe ke arritur nje standart shume te larte ne arenen nderkombetare ne artin qe ti ben. Duke te uruar shume suksese ne karrieren tende , ne vazhdim do te japim prej shikuesit disa prej sukseseve te tua , ka shume video ne youtube nen emrin tend. Une te perqafoj dhe te uroj gjithe te mirat nga Top Channel. 

Top Channel