MotoGP, Lorenzo niset i pari

25/08/2012 16:20

Piloti spanjoll i Jamahës, Jorge Lorenzo, do të niset i pari në Çmimin e Madh të Çekisë ditën e dielë, pasi regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare.

Spanjolli regjistroi kohën prej 1’56”144, të cilës nuk iu afrua dot asnjë prej konkurrentëve të tjerë.

E shtuna ishte gjithashtu një ditë e mrekullueshme për Jamahën, që renditi katër motorët e saj në pesë vendet e para të nisjes.

Pas Lorenzos, në linjën e parë do të niset britaniku Crutchlow, i ndjekur nga Honda e Pedrosës.

Në linjëne dytë, do të niset nga vendi i katërt amerikani Spies dhe pas tij, dy italianët Dovizioso e Rossi.

Botërori i MotoGP, i transmetuar eksluzivisht në ekranin e “Top-Channel”, kryesohet pas 11 prej 18 garave të tij prej Lorenzos, ndjekur nga Pedrosa e Stoner. Rossi, piloti më i suksesshëm në pistë, pozicionohet vetëm i teti në renditjen e përgjithshme.

Top Channel