Hapet zarfi 100-vjeçar
25/08/2012 00:00
Hapet pas një shekulli një zarf deri më tani i ruajtur në muzeun e
Gudbrandsdalit, në Norvegji. Zarfi i përkiste kryetarit të bashkisë të
Sel të asaj kohe, John Nygard, dhe mbante datën 26 gusht 1912. Në të
shkruhej: të hapet në vitin 2012.
Zarfi me peshë 3,1 kilogramë dhe gjerësi 40 cm, ka mundur t’u mbijetojë dy luftërave Botërore.
Ceremonia e hapjes është zhvilluar paraditen e sotme nga përgjegjësi i muzeut, Kjell Voldheim. E përditshmja “Verdens Gang” ka bërë të ditur se brenda zarfit ndodheshin letra, dokumente dhe copa stofi, të cilat John Nygard ua dërgonte “brezave të ardhshëm”.
Top Channel