Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur në Shqipëri nga ku ka vendosur të fillojë promovimin e albumit të saj më të fundit.
Për realizimin e tij, Bleona ka patur një bashkëpunim edhe me një ndër emrat e njohur të muzikës, Timbaland, ndërsa këngë të tjera janë realizuar me ndihmën e artistëve të tjerë në Amerikë e Francë.
“Është një detyrim moral ndaj fansave të mi që më kanë mbështetur gjatë 20 viteve. Më ka marrë malli shumë për tad he duhet t’i respektoja me këtë tur. Jam shumë e emocionuar”, u shpreh këngëtarja.
Në turin e saj veror, i cili do të fillojë nga Vlora, ku Bleona do të japë koncertin e saj të parë, këngëtarja simpatike do të shoqërohet nga dy DJ zyrtar të Timbaland: Dj Free Style dhe Brasco. Turi do të vijojë me koncerte në disa qytete të Shqipërisë, si në Shkodër dhe Elbasan.
Për realizimin e videoklipit të saj të parë në këtë album të quajtur “Single Pass Out”, Bleona do të bashkëpunojë me një nga emrat më të respektuar në industrinë muzikore, producentin Ray Kay, i cili ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës në botë si Britney Spears, Lady Gaga etj.
“Koncerti do të ketë shumë surpriza”, premton Qereti.
Top Channel