“Përdhunimi” i Lara Croft rebelon feministët

24/08/2012 13:20

E gjakosur, e torturuar e ndoshta edhe e përdhunuar. Qarkullimi i zërave në internet se në episodin e radhës të video-lojës Tomb Raider, që del në 2013, Lara Croft është viktimë e një tentative përdhunimi ka nxitur reagimin e mjaft grupeve feministe në mbarë globin.

Lara është shndërruar në një ikonë e forcës dhe e pavarësisë së femrave nga bota mashkullore. Për feministet franceze, ky është shembulli klasik që tregon se si ngatërrohet përdhunimi me pornografinë.

Protestat feministe kanë ngjallur reagimin e drejtorit të EIDOS, kompanisë prodhuese të video-lojërave.

“Duam t’u dhurojmë fansave të lojës sonë një eksperiencë të paprovuar më parë, dramatike dhe apasionante dhe na vjen keq që disa fjalë, përshkrime, apo situata janë keqkuptuar. Premtojmë që në të ardhmen do të tregohemi më të kujdesshëm në këtë aspekt”, thotë Ron Rosenberg i EIDOS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA