Këngëtarja Jenkins: Nuk jam e lidhur me Beckham

24/08/2012 17:15

Këngëtarja britanike, Katherine Jenkins, mohoi kategorikisht zërat për një lidhje jashtëmartesore me David Beckham.

Duke komentuar në faqen e saj në rrjetin shoqëror “Twitter”, diten e premte, 32-vjeçarja u shpreh e “prekur dhe e lënduar nga këto zëra të pavërtetë”, ndërsa shtoi se dëshironte të ndërhynte mbi çështjen për të qartësuar një herë e mirë çdo dyshim.

Në vazhdim, Jenkins shtoi se është takuar me Beckham vetëm dy herë në jetën e saj, edhe atëherë e shoqëruar nga një grup miqsh ndërsa saktësoi se nuk ka patur kurrë një takim të vetëm me futbollistin dhe babain e katër fëmijëve.

Zërat rreth një lidhje të mundshme midis David dhe Jenkins nisën të qarkullojnë për herë të parë pasi ata u panë duke u argëtuar në një klub privat së bashku me Princin Harry në muajin shkurt.

Top Channel