Divorci “i lirë” i Tom Cruise

24/08/2012 19:10

Katie Holmes iu akorduan vetëm 400 mijë dollarë në vit për mbështetjen e fëmijës, në finalizimin e divorcit të saj nga Tom Cruise.

Lajmi u zbulua ditën e premte nga uebsajti amerikan rozë, “TMZ”. Pasuria prej më shumë se 250 milionë dollarë e Cruise mbeti e paprekur nga ky divorc, pasi 33-vjeçarja kishte pranuar të nënshkruante në momentin e martesës një marrëveshje paramartesore, që e përjashtonte atë nga përfitimi i pasurisë në rast ndarje.

Si rrjedhojë, vetë Holmes nuk do të përfitojë asnjë bonus nga ndarja, përveç një kuote prej 33 mijë dollarësh, që 50-vjeçari duhet të derdhë çdo muaj për rritjen e së bijës deri në moshën 18-vjeçare.

Aktori do të paguajë gjithashtu kostot e shpenzimeve mjekësore dhe dentare të së bijës, siguracionin e saj dhe kostot e edukimit.

Është një kusht i gjykatës që të gjithë paratë të paguhen në mënyrë elektronike, në mënyrë që të verifikohet plotësimi i kushteve të divorcit nga ana e Cruise.

Top Channel