Një prej personazheve më të njohur në Katar, kryeministri Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber al-Thani, së shpejti mund të shndërrohet edhe në një prej anëtarëve më të privilegjuar të shoqërisë së të pasurve në Nju Jork.
Sheiku përfundoi ditën e enjte blerjen e një supervile disa katëshe, të ndodhur në një prej gradaçelave më luksoze të Manhatanit, me pamje të mrekullueshme mbi kryeqytetin ekonomik të SHBA-ve.
Në total, sheikut i kushtoi 47 milionë dollarë banesa e tij e re, e blerë pak ditë pasi refuzoi blerjen e një tjetër supervile për 100 milionë dollarë.
Ndryshe nga sa mund të mendohet, al-Thanit nuk iu duk i shtrenjtë një investim i tillë, por i papërshtatshëm pasi vila 100-milionëshe kishte vetëm dy ashensorë, shumë pak për dy gratë dhe 15 fëmijët e tij.
Banesa e re e sheikut ka një hapësirë prej 8 mijë metrash katrorë, të shtrirë në pesë kate të qiellgërvishtësit, është e mobiluar në mënyrë klasike dhe moderne, ka një pishinë personale, disa ashensorë dhe një recepsion në hyrjen e supervilës.
Top Channel