Rihanna darkon e vetme
23/08/2012 18:50
Është diçka e rrallë që të Rihanna të fotografohet në publik pa “shpurën” e saj të miqve dhe ndihmësve.
Megjithatë, 24-vjeçarja duket sikur kishte nevojë për pak qetësi dhe kohë vetëm, ndërsa u paraqit e pashoqëruar për të darkuar në një restorant italian në Kaliforni.
Të vetmit shoqërues ishin truprojat e saj, të cilat ecën së bashku deri në hyrje të restorantit, për të lënë të pashqetësuar këngëtaren gjatë mbrëmjes.
Në muajin korrik, Rihanna pushoi në bordin e një jahti për dy javë në Detin Mesdhe, ndërsa vizitoi disa qytete të ndryshme italiane.
Që prej atëherë, edhe dashuria e saj me ushqimin italian ka qenë e pandashme, me këngëtaren që vizitoi restorantin italian “Giorgio Baldi”.
Top Channel