A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Një eksperte shtangu autoritetet kulturore spanjolle, me një restaurim skandaloz të një pikture historike të Jezu Krishtit.
Imazhi i “Ecce Homo”, i vendosur 100 vjet më parë në Kishën e Mëshirës në Saragoza, ishte dëmtuar me kalimin e viteve nga lagështira dhe agjentët e tjerë fizikë.
Restauratorja 80-vjeçare kërkoi që të “freskonte” personalisht imazhin, duke dalë si vullnetare për të kryer këtë punë, por pasi ra në duart e saj, piktura tashmë ngjan më shumë me një majmun të mbushur me qime në fytyrë, se sa me atë të një njeriu.
Në të vërtetë, për një sy të pastërvitur, piktura e mëparshme me atë të tanishmen nuk kanë asnjë lidhje midis tyre.
Një grup ekspertësh është thirrur për t’u përpjekur që të rikthejnë imazhin e parë, por duket se diçka e tillë do të jetë tashmë shumë e vështirë.
E moshuara, nga ana e saj, përballet me procedim penal, por sipas drejtuesve të kishës, diçka e tillë nuk do të jetë e nevojshme pasi ajo u “nis me qëllimet më të mira”, ndonëse restaurimi mund të hyjë në histori si një prej fiaskove më të mëdha të historisë së kësaj fushe.
Top Channel