Reese, vizitë urgjente në spital
23/08/2012 00:00
Reese Witherspoon dhe bebja e saj janë mirë me shëndet, por doktorët
duket se janë të shqetësuar për shtatzaninë e tretë të aktores.
Reese, e cila pret të sjellë në jetë në fillim të shtatorit fëmijën e saj të tretë, shkoi me urgjencë të martën mbrëma në spital, e po ashtu është fotografuar edhe të mërkurën në mëngjes në një tjetër vizitë në spital.
Një burim pranë aktores tha se si Reese, ashtu edhe fëmija janë mirë dhe se lindja është shumë pranë.
Ndërkohë një tjetër burim tha për Radar Online, se Reese aktualisht shkoi në spital me komplikacione dhe ndoshta doktorët mund t’i këshillojnë lindjen e parakohshme.
Top Channel