Premiera e Twilight, Pattinson në tapetin e kuq me Stewart

23/08/2012 00:00

Robert Pattinson do të ecë në tapetin e kuq në premierën finale të
Twilight me ish-të dashurën Kristen Stewart, e cila e tradhëtoi me
drejtorin e filmit Rupert Sanders, duke sjellë ndarjen e ciftit, si dhe duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike.

Duket se aktori 26-vjecar ka vënë përpara interesave të tij personale, interesat profesionale.

“Ai i ka thënë prodhuesve të filmit se do të ecë me Kristen në tapetin e kuq, për të mos e bërë atë të ndihet keq, si dhe të evitojë ndonjë sjellje të keqe të mundshme të fansave.

Pattinson dhe Stewart rikthehen bashkë

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart rikthehen bashkë…. por vetëm në posterat reklamues të kinemave, ku së shpejti do të transmetohet seria e fundit e sagës së “Twilight”.

Në kinematë amerikane dhe europiane, tashmë imazhet e çiftit të vampirëve janë vendosur në stendat reklamuese.

”Breaking Dawn 2”, ironikisht është edhe seria në të cilën Edward dhe Bella, siç njihen personazhet në film, kurorëzojnë historinë e tyre të rrallë të dashurisë.

 

Top Channel