Një sëmundje e dytë si HIV-Aids

23/08/2012 18:25

Një sëmundje enigmatike e përhapur në Azi dhe më pak në SHBA ka lënë disa dhjetëra persona duke vuajtur simptomat e HIV-Aids, ndonëse ata nuk janë të prekur nga virusi i pashërueshëm.

Sëmundja dëmton sistemin imunitar, duke i bërë të prekurit të paaftë për të luftuar bakteret dhe sëmundjet e tjera siç bën një organizëm i zakonshëm.

Mënyra se si vepron ajo është shumë e ngjashme me virusin të njohur në mënyrë popullore si “SIDA”.

Ajo që shkakton këtë version të “HIV”-it është e panjohur, por lajmi i mirë është se sëmundja duket se nuk është ngjitëse në asnjë prej rrugëve të mundshme.

Ekspertët dyshojnë që të prekurit mund të kenë një predispozitë gjenetike, ndonëse studimet janë ende në fazë tepër të hershme dhe nuk ka të dhëna të qarta.

Rasti i parë u regjistrua në Tajvan në vitin 2004 dhe shumica e rasteve janë regjistruar në vende të Azisë Jugore, si Tajlanda, Indonezia dhe vetë Tajvani.

Të dhënat për këtë sëmundje u publikuan në një botim të përjavshëm të “Journal of Medicine” (Gazetës Mjekësore) në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA