
Microsoft vendos të ndryshojë logo, pas 25 vitesh. Lajmi njoftohet nga vetë gjiganti i produkteve kompjuterike nëpërmjet faqes zyrtare në internet, si dhe nëpërmjet Facebook.
“Në prag të lëshimit të një sërë produktesh, ndër më të rëndësishmet në historinë e Microsoft, publikojmë sot logon e re të kompanisë”, thuhet në njoftimin e Microsoft.
“U bënë plot 25 vite që nga ndyrshimi i logos dhe ne mendojmë që tashmë është koha e duhur për të ndryshuar sërish. Ky është një vit tepër i rëndësishëm për Microsoft, vit ku ne po përgatitemi të hedhim në treg Microsoft Windows 8, Windows Phone dhe disa shërbime të tjera të Xbox si dhe versionin e ri të Office”, thuhet më tej në komunikatën e Microsoft.
Logo e re e kompanisë më të madhe në sistemet e operimit kompjuterik është ndërtuar mbi identitetin e së vjetrës, me katër ngjyra, të kuqe, jeshile, blu dhe të verdhë. Ndryshimi qendron se në logon e re, katër kuadratet janë uniforme, pa dallgëzime që i jepnin trajtën e flamurit logos së përdorur deri më tani, si dhe në sistemin e operimit Windos 8, ku ngjyra e përdorur është vetëm e kaltra.
Top Channel