A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
“Nëse të kafshon një gjarpër, kafshoje edhe ti, në mënyrë që të shpëtosh”. Kjo ishte këshilla “e urtë” që i kishtë dhënë një mik që mbahej për njeri i mencur në një provincë jugor të Nepalit.
Mohamed Salmodin, gjatë kohës kur po punonte në arë, u kafshua nga një gjarpër i llojit kobra. Pa një pa dy, Salmodin ndoqi këshillën e mikut të tij “të urtë” dhe iu rikthye gjarpërit duke e kafshuar atë deri në ngordhje.
Më pas rikthehet në shtëpi i qetë ku u rrëfen ndodhinë familjarëve dhe policisë. I vendosur nën presionin e këtyre të fundit, Salmodin detyrohet të paraqitet në spital, ku pas mjekimeve përkatëse, rezultoi se gjarpëri që e kishte kafshuar nuk ishte vdekjeprurës. Fati i tij.
Lajmi për incidentin, që u regjistrua ditën e martë në një fshat rreth 200 kilometra në jug-lindje të Katmandusë, kryeqytetit të Nepalit, u përhap me shpejtësi jo për faktin se një person u kafshua nga gjarpëri (këto nuk janë të rralla në Nepal), por për mënyrën e reagimit të viktimës së reptilit, që shpejt u shndërrua në vrasësin e tij.
Në Nepal raportohen të paktën 20 mijë raste kafshimesh nga gjarpëri dhe jugu i vendit rezervon një shumëllojshmëri gjarpërinjesh, nga më vdekjeprurësit në botë. Në Nepal, regjistrohen rreth 1 mijë viktima cdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve.
Top Channel