India, luftë ndaj rrjeteve shoqërore

23/08/2012 03:15

Autoritetet indiane kanë pezulluar përkohësisht rrjetet shoqërore, të cilësuara si inkurajuese të trazirave në krahinën e Asamit.

Vendimi i Nju Delhit zyrtar u mor pasi në disa rrjete shoqërore u postuan komente kanosëse dhe fyese ndaj pakicave etnike që banojnë në këtë rajon të vendit.

Shumica e postimeve erdhën nga Pakistani, por ato ndikuan në një shpërngulje masive të popullsive nga qytetet e Bangalores dhe Punes, nga frika e raprezaljeve dhe dhunës etnike.

”Facebook” dhe “Google” hoqën disa prej materialeve fyese, por vetëm në rastet kur shkeleshin rregullat e brendshme për ndalimin e shkrimeve që nxisin dhunë apo urrejtje.

Në një komunikatë, India u shpreh veçanërisht e pakënaqur ndaj “Tëitter”-it për përgjigjen e ngadaltë, ndonëse pranoi se një veprim i tillë mund të jetë ndikuar nga fakti që rivalët më të mëdhenj të “Facebook” nuk kanë një zyrë në Indi.

Në total, 245 faqe të ndryshme interneti u bllokuan në të gjithë vendin për shkak të përmbajtjes së tyre me mesazhe nxitëse të dhunës.

Autoritetet indiane nuk dhanë asnjë të dhënë për afatin në të cilin rrjetet shoqërore mund të rikthehen në funksionim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA