Galaksitë identike me atë tonën

23/08/2012 19:50

Astronomët kanë arritur të zbulojnë të paktën dy galaksi identike me tonën, informoi të enjten e përditshmja “Daily Mail”.

Zbulimi u realizua pas një vëzhgimi nëpërmjet gjashtë teleskopëve gjigantë, imazhet e të cilëve u analizuan në kompiutera të sofistikuar, duke përdorur teknologjinë 3D.

Kërkimi u prezantua ditën e enjte në Takimin Ndërkombëtar të Astronomisë në Pekin.

Skuadra që bëri prezantimin theksoi se ka arritur të gjejë të paktën dy galaksi identike me “Rrugën e Qumështit”, galaksinë në të cilën ndodhet edhe sistemi ynë diellor.

Galaksia më e madhe e zbuluar, e quajtur GAMA202627, është e njëjtë me atë tonën në shumë mënyra, duke nisur nga përbërja e planeteve dhe yjeve të saj.

Në imazhe, ngjyra më e fortë blu tregon yje më të rinj dhe më të nxehtë në periferi, të njëjtë si ata të galaksisë sonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA