Edhe kafshët kanë vapë
23/08/2012 00:00
Edhe kafshët nuk po e durojnë dot të nxehtin që ka përfshirë vendet e
Evropës, duke arritur temperatura maksimale. Ashtu si dhe njerëzit, edhe
kafshët, të egra apo të buta, kanë nevojë për kujdes.
Kështu, kopshti zoologjik i Romës në Itali ka vendosur të freskojë disi banorët e tij. Kështu, tigrave dhe luanëve aziatikë u janë vënë në kafaz copa të mëdha akulli me bazë mishi, përveç shatërvaneve ku mund të pijnë ujë të freskët.
Ndërsa majmunëve stafi i kopshtit u ka dhënë fruta të ngrira dhe shkopinj bambuje të mbushur me kos.
Përveç se japin freski, këta “instrumentë” janë një formë kontributi për pasurimin e ambjentit dhe u mundësojnë kafshëve të përforcojnë instiktet për të kërkuar ushqimin.
Top Channel