E sëmura terminale ngushëllon mjekun

23/08/2012 17:30

Dhënia e lajmit se nuk mund të bëjë asgjë për të shpëtuar jetën, për një mjek duhet të jetë momenti më i vështirë i detyrës së tij.

Megjithatë, për një kirurg në Nju Jork, rolet u zëvendësuan dhe pasi ai i komunikoi pacientes se tumori i saj ishte bërë i pakurueshëm, ishte doktori ai që shpërtheu në lot dhe e sëmura ajo që e ngushëlloi.

Një ditë më parë, mjeku Sebastian Schubl siguroi 75-vjeçaren dhe fëmijët e saj se operacioni do të ishte në gjendje që ta shpëtonte dhe se ajo do të bënte një rikuperim të plotë.

Por, pas ndërhyrjes në stomak, kirurgu pa se tumori ishte përhapur përtej të dhënave të treguara nga analizat dhe se kishte lëshuar metastaza në shumë zona të tjera të trupit, duke e bërë shërimin e pamundur.

Rastësisht, kamerat e televizionit “ABC” ndodheshin në spital, për të filmuar skenën një episodi të ri, të quajtur “NY Med”, ku në qendër të vëmendjes vendosen mjekët në punën e tyre të përditshme.

Kështu, kamerat kapën momenti në të cilin Schubl, pasi i komunikoi pacientes se i mbeten në rastin më të mirë vetëm pak javë jetë dhe se nuk mund të bëjë më asgjë për të, kirurgu shpërtheu në lot përpara pacientes, e cila nisi ta ledhatonte dhe ta ngushëllonte duke i kërkuar që të mbante veten.

E sëmura terminale, në një moment kapi mjekun nga dora dhe i tha që të bëhej i fortë dhe e falenderoi, duke i thënë se “disa gjëra nuk mund të jenë në dorën e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA