‘U dënua’ të jetonte, vdes një javë pas vendimit

22/08/2012 00:00

Tony Nickolinson, i cili ishte i prekur nga një sëmundje e rrallë, e që
javën e shkuar humbi ligjërisht të drejtën për t’i dhënë fund jetës me
ndihmën e mjekësisë, ndërroi jetë në Wiltshire, thanë avokatët e tij.

Pak orë para vdekjes se Nicklinson  në profilin e tij në Twitter ishte shkruar mesazhi: Lamtumirë botë, momenti erdhi!

58-vjeçari thuhej se kishte vdekur për shkaqe natyrale.

Ky njeri, i prekur nga sëmundja e rrallë, ishte i vetëdijshëm për atë cka ndodhte, por nuk kishte asnjë  kontroll mbi muskujt e paralizuar të trupit.

Tony Nicklinson vuante prej shtatë vitesh nga sindroma e “kyçjes në vetvete”, e cila bënte që e vetmja gjë që ai mund të kishte kontroll mbi trupin e tij ishin sytë.

Britaniku nuk ishte në gjendje të fliste dhe të lëvizte asnjë pjesë të trupit, ndërsa i duhej asistencë e vazhdueshme dhe e plotë për të jetuar në atë ferr.

Nicklinson pësoi një infarkt ndërsa ndodhej në një udhëtim pune në Athinë, në vitin 2005.Goditja në zemër i shkaktoi sindromën, që e la tërësisht të paralizuar në çdo pjesë të trupit, ndonëse ishte plotesisht i aftë mendërisht dhe në gjendje të kuptonte situatën në të cilën ndodhej.

Prej dy vitesh, i sëmuri kishte ngritur një çështje në gjykatë, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të Britanisë që të lejonte mjekët ta asistonin në vetvrasje, të cilën ai nuk mund ta kryejë dot për shkak të kufizime fizike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta