SHBA, Bufalo qyteti më i paedukatë

22/08/2012 20:15

Qyteti më i paedukatë në Shtetet e Bashkuara, të paktën sipas Twitter, mund të jetë Bufalo në shtetin e Nju Jorkut, ndërsa më miqësori Lubok, në veri të Teksasit.

Vlerësimet vijnë pas një studimi të bazuar në monitorimin e “cicërimave” gjatë një dite, ku janë përdorur fjalët “hello” dhe “f… you”.

Nga monitorimi në 492 qytete në muajt e qershorit dhe korrikut ka rezultuar se në Los Anxheles mbizotërojnë frazat “e turpshme”, ndërsa në Nju Jork të dyja kategoritë garojnë me një avantazh të lehtë të “hello”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA