Mou i heq rëndësi Superkupës

22/08/2012 14:40

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, theksoi një ditë para ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës se ky trofe “nuk është i rëndësishëm”.

“Do doja të ndodhte si sezonin e kaluar kur humbëm Superkupën dhe fituam kampionatin në fund. Do të firmosja që tani për këtë variant. Është trofeu më pak i rëndësishëm nga të katër që do të luajmë (Superkupë, Kupë e Mbretit, kampionat dhe Ligë Kampionesh). Nuk ndikon aspak në sezonin në vazhdim”, deklaroi tekniku portugez.

Por, saktësoi se lojtarët e tij nuk do të hyjnë në fushë pa motivim: “Kur luan ndaj rivalëve të fortë nuk dëshiron të humbësh as në miqësore. Duam të fitojmë, por për mendimin tim nuk ka shumë vlerë.”

Mourinho konfirmon mungesën e Pepe për ndeshjen e Camp Nou pasi mbrojtësi portugez u dëmtua në kokë në takimin ndaj Valencias: “Nuk do e rrezikoj për një ndeshje futbolli, sado e rëndësishme qoftë ajo. Pepe nuk do të luajë ndaj Barcelonës edhe pse të ishte për të do të zbriste në fushë normalisht.”

Top Channel