“McDonald’s” shkel privatësinë e të miturve

22/08/2012 21:15

Gjigandi i hamburgerave, “McDonald’s”, ka shkelur normat e tutelës së privatësisë së fëmijëve të parashikuara nga ligji amerikan.

Lajmin e bën të ditur “New York Times”, sipas të cilës shoqëria, përmes faqes së saj të internetit happymeal.com, ka mbledhur informacione të mbrojtura mbi fëmijë nën moshën 13 vjeç.

“NYT” njofton se kompania e ka bërë këtë pa autorizimin e prindërve dhe se zbulimi i shkeljes është bërë nga 20 organizata për mbrojtjen e të drejtave të të miturve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA