Juventus, nuk ka ulje dënimi për Conte-n

22/08/2012 11:45

Dënimi i Antonio Conte për përfshirjen e tij në skandalin e basteve në Itali nuk është ulur në apel.

Gjykata e Drejtësisë Federale ka konfirmuar 10 muajt e pezullimit për teknikun e Juventusit, ndërsa lojtarët e bardhezinjve Leonardo Bonucci dhe Simone Pepe janë liruar nga akuzat e Prokurorisë.

Edhe Marco Di Vaio nuk është dënuar, ndërsa mbetet në fuqi vendimi për rrëzimin e ekipit të Lecce në Lega Pro.

Gjatë mungesës së Conte ekipi torinez është drejtuar dhe do të vazhdojë të drejtohet nga Massimo Carrera. Trajneri i ri ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Napolit dhe trofeun Luigi Berlusconi ndaj Milanit në dy ndeshjet e para që ka qenë në krye të Zonjës së Vjetër.

Top Channel