Inter, vjen edhe Gargano

22/08/2012 09:30

Pas Cassanos vjen edhe Gargano. Inter po plotëson skuadrën në ditët e fundit të merkatos dhe i vetmi që mungon tani është mbrojtësi Pereira.

Zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me Napolin për huazimin e mesfushorit. 1.5 milionë euro klubi zikaltër do i paguajë menjëherë, ndërsa 5 milionë të tjera pas një viti kur do e blejë përfundimisht uruguajanin.

Edhe pse mungon firma, zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt. Të mërkurën në mbrëmje futbollisti do të kryejë vizitat mjekësore.

Në lidhje me Alvaro Pereira, drejtuesit zikaltër ofrojnë 12 milionë euro, ndërsa presidenti i Portos kërkon 15 për mbrojtësin e krahut të djathtë. Sipas sportmediaset.it, një ofertë 13 milionëshe nga Interi do e mbyllte operacionin.

Top Channel