Roboti “Curiosity” nisi eksplorimin në lëvizje të Marsit, dy javë pasi u ul në Planetin e Kuq.
Në 14 ditët e para në planet, roboti qëndroi i palëvizshëm, duke grumbulluar të dhëna të ndryshme shkencore.
”Curiosity’ është një laborator shkencor i lëvizshëm dhe shumë i sofistikuar.
Mund të përdorë gjashte rrotat e tij dhe të ecë për 20 km, për të zbuluar nese planeti ka kushtet e nevojshme për të jetuar.
Të mërkurën, sonda u zhvendos 4.5 metra përpara, më pas lëvizi sipas akrepave të ores në pozicionin fillestar dhe në fund u kthye mbrapsht 2.5 metra.
Për të përmbushur këtë manover iu deshën të pakten 5 minuta. “Curiosity” ka si destinacion jugun, në drejtimin e Malit të Mprehtë, që ndodhet në qendrën e kraterit “Gail” në ekuatorin e Marsit.
“Curiosity” është i ngarkuar me pajisje për të ekzaminuar gjeologjinë, motin dhe nivelet e rrezatimit të planetit Mars.
Ky është një mision dy-vjeçar, me vlerë 2,5 miliardë dollarë, që synon të zbulojë nëse jeta në Mars ka ekzistuar ndonjëherë apo nëse mund të jetë e mundur në të ardhmen.
Megjithatë, ditën e martë, misioni pësoi zhgënjimin e tij të parë, pasi sensorët e matjes së erës dhe kushteve të tjerë atmosferike pësuan një avari të pariparueshme, si rrjedhojë e gurëve të vegjël që goditën robotin gjatë një stuhie.
Top Channel