Astronomët gjetën të dhëna të gëlltitjes së një planeti nga një yll, duke përforcuar kështu teorinë që parashikon se Toka do të pësojë të njëjtin fat pas disa miliarda vitesh.
Gjithashtu, ekspertët vlerësojnë se edhe një planet i të njëjtit sistem diellor ka ndryshuar në mënyrë anormale orbitën e tij, për shkak të ekuilibrave të reja të krijuar në forcat gravitacionale.
Detaje të hollësishme të punës studimore u publikuan të martën në “Gazetën Shkencore të Astro-Fisikës” në SHBA.
Një skuadër astronomësh amerikanë, polakë dhe spanjollë bëri zbulimin duke vëzhguar planetin BD+48 740, një prej Gjigantëve të Kuq, ose yjeve më të mëdhenj të njohur prej njeriu.
Vëzhgimet u realizuan nëpërmjet teleskopit “Hobby Eberly”, me qendër në observatorin shkencor McDonald, në Teksas.
Temperaturat në rritje në bërthamën e një ylli në fazën e fundit të jetës së tij bëjnë që përmasat e tij të rriten, duke “gëlltitur” planetet e afërta.
Top Channel