Fukushima, rekord radioaktiviteti në ujëra
21/08/2012 21:00
Radioaktivitet në nivele rekord në ujërat e Oqeanit Paqësor në afërsi të centralit bërthamor të Fukushimës.
Peshku i zënë në një thellësi prej 15 metrash dhe rreth 20 km larg impiantit të dëmtuar nga tërmeti/tsunam i 11 marsit të vitit 2011 ka shënuar 258000 becquerel/kg ceziumi radioaktiv.
Këto vlera janë 258 herë më të larta se norma e sigurisë së konsumit e vendosur nga qeveria japoneze.
Rekordi i mëparshëm i radioaktivitetit ishte 187000 becquerel/kg.
Peshkatarët lejohen të peshkojnë vetëm në një distancë prej 50 kilometrash nga centrali i Fukushimës, aty ku peshqit kanë treguar nivele të ulta radioaktiviteti.
Top Channel