Trofeu Berlusconi, Juve mposht Milanin

20/08/2012 00:00

Është Juventus fituesi i edicionit të 22-të të trofeut Luigi Berlusconi që tradicionalisht luhet në San Siro kundër Milanit.

Bardhezinjtë kanë mundur 3-2 skuadrën kuqezi duke treguar se janë një shkallë më lart se rivalët.

Janë të zotët e shtëpisë ata që kalojnë të parët në avantazh me Robinho në minutën e shtatë, por barazimi i Juventusit vjen shumë shpejt me mesfushorin Marchisio.

Në minutën e 42 Arturo Vidal kalon në avantazh skuadrën e drejtuar nga Carrera në mungesë të Contes së skualifikuar. Matri shënon golin e tretë në minutën e 64.

Milan rikthehet në lojë me anë të 11-metërshi të fituar dhe realizuar nga Robinho, por nuk ka më forca për të gjetur golin e barazimit.

Top Channel