Nga Kina mbërrijnë imazhet dramatike të përpjekjeve të familjarëve dhe punonjësve të sigurisë për të ndaluar një nënë të kryente vetvrasje duke u hedhur nga çatia e një pallati 9-katësh.
Sheng Fi ishte ngjitur në tarracën e pallatit me synimin për t’i dhënë fund jetës së saj. Pasi e panë, familjarët dhe punonjësit e policisë u përpoqën menjëherë për ta ndalur këtë. Në një moment, sic tregohet edhe në imazhet e kapura nëpërmjet një aparati fotografik, mbi çati ngjitet edhe vajza e Sheng Fi.
Pikërisht në këtë moment, familjarët dhe punonjësit e policisë përfitojnë nga një “hutimi” i gruas duke e kapur atë nga këmbët dhe brenda pak minutash e ngrënë atë në një terren të sigurtë.
Deri këtu historia dukej me “fund të lumtur”. Por ajo që do të zbulohej më vonë, nga hetimet për shkakun që shtynë drejt vetvrasjes gruan kineze, ishte një horror i vërtetë. Duke folur para policisë, ajo pranoi se katër orë më parë kishte mbytur dhe më pas kishte hedhur nga e njëjta tarracë e pallatit ku tentoi vetvrasjen, nipin e saj 4-vjeçar.
Ajo e pranoi krimin e saj, deklaroi një punonjës i policisë lokale në provincën Guandong ku u regjistrua ngjarja. Gjithsesi ajo do të vdesë, por jo duke u hedhur nga pallati, por nga një skuadër pushkatimi për vrasjen e nipit të saj 4-vjeçar, shtoi ai.
Kina renditet në vendet e para për numrin e madh të vetvrasjeve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kinë në çdo 100 mijë persona 23 kryejnë vetvrasje, një mesatare e lartë kjo në krahasim me shumë vende të tjera.
Top Channel