Janë pothuajse 300 personat e akuzuar dhe të burgosur padrejtësisht në Shtetet e Bashkuara, por që janë shpëtuar nga shkenca përmes analizave të ADN-së.
Bilanci është bërë gjatë takimit të American Chemical Society, që po mbahet në Filadelfia, në një seancë me temën “Projekti i Pafajësisë”.
Bëhet fjalë për një shoqatë shkencëtarësh e avokatësh që prej 10 vjetësh merret me çështje kontroverse, që nga ajo e O.J. Simpson e deri tek ajo e Amanda Knox.
Sipas bilancit të bërë nga ekspertët, shoqata ka shfajësuar 292 persona, mes të cilëve 17 të dënuar që mbaheshin të mbyllur në të ashtuquajturin “krahu i vdekjes”.
Shkenca-policore, si ajo në serialet e njohura “CSI”, po zëvendëson gradualisht policinë e zakonshme që rend pas kriminelëve, duke i zbardhur krimet me anë të provave gjenetike.
Top Channel