Rreth 1% e popullsisë së botës janë “aseksualë”. Me fjalë të tjera do të thotë që nuk ndjejnë aspak nevojën për marrëdhënie seksuale.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i udhëhequr nga profesori Anthony Bogaert, sipas të cilit 70 milionë persona në planetin Tokë nuk kanë ndjenja seksuale ndaj të tjerëve.

Libri i akademikut që do të publikohet muajin e ardhshëm tregon se kjo kategori njerëzish duhet të klasifikohet si “orientimi i katërt seksual”.

“Ka dy forma të aseksualizmit: njerëz që kanë dëshirë seksuale, por nuk e drejtojnë tek të tjerët (masturbohen) dhe njerëz që nuk kanë aspak dëshirë seksuale. Këtë përfundim e kam nxjerrë nga një studim me 18 mijë persona ku 1% e tyre pranuan se kurrë nuk kanë ndjerë tërheqje seksuale ndaj askujt”, shprehet Bogaert siç publikon ‘Daily Mail’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA