Banka e Kanadasë kërkoi ndjesë për heqjen e një imazhi të një gruaje me pamje aziatike nga dizenjo e kartmonedhës së re 100 dollarëshe të vendit, por njëkohësisht theksoi se do t’i mbetet besnike këtij vendimi.
Gruaja në kartmonedhë u ndryshua nga një tjetër me pamje europiane, pasi disa grupe shoqërore protestuan.
Sipas Bankës, në mënyrë të pavullnetshme, u krijua dizenjo e një imazhi që përfaqëson një grup të caktuar etnik.
Megjithatë, kritikët shprehen se ridizenjimi ka qenë racist.
”I kërkojmë ndjesë atyre që janë ofenduar, por ridizenjimi u realizua pasi u gjykua se kartmonedha nuk përmbushte standartet që kanadezët, me të drejtë presin prej nesh”, shkruhej në një komunikatë të Bankës.
Sipas një mendimi më të moderuar të shfaqur në media, pamja aziatike duhet të vendoset në një kartmonedhë me vlerë më të vogël, duke qenë se nuk është një grupim dominues në shoqërinë kanadeze.
Kartmonedha në fjalë shfaq një grua me një mikroskop, me synimin që të vlerësohen arritjet kanadeze në fushën e shkencës.
Top Channel