Nëse mendoni se puna juaj është e vështirë dhe stresuese, atëherë duhet të njiheni me Devi Lal, burrin nga India që zhytet në ujrat e zeza.

43-vjeçari paguhet vetëm 5 dollarë në ditë për të zhbllokuar kanalizimet e Dehlit. Gjithashtu atij i jepen pije alkoolike para se të nisë punën në mënyrë që të “heqë mendjen” nga detyra e vështirë.

Bashkia e qytetit indian nuk e pajis veshje mbrojtëse kështu që Devi dhe kolegët e tij futen me të brendshme në ujrat e qelbur.

Në gjashtë muajt e fundit 61 zhytës të tillë kanë humbur jetën në punë. Ky “profesion” ndalohet me ligj në Indi që nga viti 1993, por agjensitë shtetërore vazhdojnë të përdorin njerëzit për zhbllokimin e kanalizimeve.

Varfëria e lartë në Indi bën që punë të tilla të pranohen në këmbim të një page qesharake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA