Roma merr Markinjos

18/08/2012 00:00

Në 18 gusht të vitit 2011, Roma kaloi në duart e pronarëve amerikanë të
cilët premtuan me shumë bujë rindërtimin e skuadrës dhe shumë yje të
blerë në merkato. Por një vit nga zbarkimi i Di Benedetos, verdhekuqtë
ende nuk po konfirmohen si pretendentë për titullin në serinë A.

Ndërkohë drejtuesit kanë finalizuar tratativat me një futbollist cilësor që vjen nga kampionati brazilian. Roma ka marrë në huazim talentin Markinjos që do të përforcojë këtë sezon, mbrojtjen problematike të kryeqytetasve.

Vendimi final u mor në një mbledhje të agjentëve të lojtarit 18-vjeçar, përfaqësuesve të Romës dhe drejtorit teknik të Korinthians.
 
Markinjos do të kryejë vizitat mjekësore tek verdhekuqtë në pasditen e së hënës, ndërsa më pas në bazë të paraqitjeve, Roma do të ketë mundësinë të blejë përfundimisht mbrojtësin për një shifër 5 milionë Euro.

Top Channel