iPhone-i do zbulojë nëse ushqimi është bio

18/08/2012 19:45

Një pajisje me sensorë që do të mund të transportohet në duart tona për të testuar nëse ushqimi që po gëlltisim është me të vërtetë biologjik ose jo.

Është një nga funksionet që mund të ketë iPhone-i i ri që mund të dalë në treg këtë vit. Për momentin pajisja “Lapka” është në fazë prototipi.

Ajo funksionon përmes një kablli plastik që lidhet me celularin e “Apple”, njësoj si kufjet dhe që ngjan me versionet e iPod Shuffle të brezit të parë.

“Bëhet fjalë për katër sensorë për katër funksione, për të pasur një monitorues real të ambjentit”, sqaron drejtori i projektit Vadik Marmeladov.

Një nga katër sensorët në veçanti konsiston në një sondë metalike në gjendje të verifikojë në ushqime praninë e nitrateve, substanca që përdoren zakonisht në fertilizuesit kimikë.

Objekti ‘ad hoc’, që punon në simbiozë me opsionet periferike të celularit, mund t’i thotë përdoruesit nëse prania e konstatuar është e pranueshme ose jo.

Ndërsa tre sensorët e tjerë masin temperaturën dhe lagështirën e ambjentit, radiacionin dhe frekuencat elektro-magnetike. Pajisja në fjalë do të mund të jetë në dispozicion të përdoruesve në dhjetor, për një çmim rreth 200 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA