Facebook në rënie të lirë në bursë

18/08/2012 00:00

Për të disatën herë me radhë, aksionet e Facebook regjistruan humbje të mëdha në bursën amerikane. Në Wall Street ditën e premte aksionet e rrjetit social humbën mbi 6 përqind.

Për ekspertët amerikanë ka vetëm një fajtor; Mark Zuckerberg. Sipas tyre, themeluesi i Facebook duhet të tërhiqet nga posti drejtorit të përgjithshëm e duhet t’ia lërë atë dikujt më shumë ekspert.

Këto kritika të forta ndaj Zuckerberg ka hedhur gazeta Los Angeles Times. Në një analizë të gjatë, gazeta pasi përcjell të gjithë rrugëtimin e rrjetit social, deri në momentin kur hyri me mjaft bujë në bursë.

Ky hap, shkruan gazeta, lind nevojën e një administratori të deleguar dhe njohës i mirë i bursës. LAT propozon që Zuckerberg të kërkojë për një person të një profile të tillë dhe vetë të tërhiqet duke u marrë tërësisht me risitë që mund të ofrojë nëpërmjet krijesës së tij.

Aksionet e Facebook u vlerësuan ditën e premte në minimumin historic, vetëm 19.01 dollarë, duke në gjysmën e ofertës kur rrjeti social vendosi të hyjë në bursë, pikërisht 3 muaj më parë.

Top Channel